back to top
19.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBimët mjekësore shqiptare rrisin praninë në SHBA/ Kompanitë amerikane blenë 177 ton...

Bimët mjekësore shqiptare rrisin praninë në SHBA/ Kompanitë amerikane blenë 177 ton prodhim “Made in Albania”

Hamit Yzeiraj

Edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi, tarifa prej 10% e vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për mallrat e importuara nga Shqipëria ku një sektor që preket shumë janë bimët medicianle, eksportet e këtyre të fundit kanë shënuar rritje të ndjeshme. Vetëm gjatë muajit mars janë eksportuar 377 ton bimë medicinale.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, eksportet e bimëve mjekësore u rritën me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. E përkthyer në vlerë, në brigjet e Oqeanit Atlantik janë blerë 176 milionë lekë bimë mjekësore të prodhuara në tokën shqiptare.

Tarifat u shpallën më 2 prill, por disa ditë më vonë presidenti amerikan vendosi të shtyjë zbatimin e tyre me 90 ditë. Në reagim ndaj kësaj situate, Industria e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë ka propozuar një plan masash për të zbutur pasojat e mundshme.

Paketa mbështetëse përfshin rimbursim të plotë të TVSH-së në masën 10% për të gjithë fermerët e sektorit, kompensim të humbjeve të shkaktuara nga zhvlerësimi i kursit euro/dollar përmes një mekanizmi stabilizues, zbritje tatimore për kompanitë që eksportojnë produkte me standarde të larta cilësore, si dhe heqje të tatimit mbi pagat deri në 80,000 lekë për punonjësit sezonalë. Ndër masat përfshihen edhe një sërë propozimesh të tjera që synojnë lehtësimin e barrës financiare për prodhuesit vendas.

Vendosja e tarifës 10% rrezikon të rrisë ndjeshëm kostot për kompanitë eksportuese shqiptare, duke ndikuar në rritjen e çmimit final të produkteve në tregun amerikan dhe duke i bërë ato më pak konkurruese.

Si pasojë, pritet një rënie e kërkesës për produktet shqiptare, ulje e vëllimit të eksporteve, si dhe humbje të konsiderueshme për mijëra fermerë dhe biznese të vogla në zonat rurale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat