Bitcoin (BTC), kriptomonedha më e madhe dhe popullore e botës, javët e fundit ka tentuar të kalojë kufiri e 100 mijë dollarëve që shihet edhe si një barrierë psikologjike për mbështetësit e saj.
Tani analistët e Standard Chartered thonë se kriptomonedha do të kalojë në figura 6-shifrore në javët e ardhshme. Parashikimet e Standard Chartered janë më pak optimiste se ato të CEO-s së MicroStrategy Michael Saylor i cili beson se kriptomonedha do të rritet me 140x në dy dekadat e ardhshme.
Analisti Geoff Kendric thotë se kriptomonedha mund të arrijë çmimin 100 mijë dollarë përpara fundit të vitit dhe në 2025 të prekën nivelin e 200 mijë dollarëve.
Megjithatë analisti i Standard Chartered thotë se Bitcoin mund të bjerë nën 88,700 dollarë në atë që shihet si një korrigjim i rritjes eksplozive që filloi me fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump.
Zgjedhja e tij shihet si një sinjal mjaft pozitiv për kriptomonedhën dhe preponentët e saj presin një ambient rregullator më miqësor ndaj saj në 4 vitet e ardhshme./PCWorld Albanian