back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBizneset, në vështirësi për punëtorë të kualifikuar

Bizneset, në vështirësi për punëtorë të kualifikuar

Cilësia e punëkërkuesve është sfida me të cilën po përballën sot punëdhënësit. Në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, çdo muaj shpallen afro 5500 vende të lira të punës, por shumica e bizneseve nuk arrijnë t’i plotësojnë vakancat e tyre.

“5500 vende të lira pune shpallen çdo muaj në portal por sfida e përputhjes e punëkërkuesve dhe kërkesa që ka biznesi për individin, është një nga sfida e zyrës së punës”, tha Klevis Hysa, drejtor i AKPA.

Përmes ndërmjetësimit nga zyra e punës, afro çdo vit punësohen 27 mijë persona, shumica janë gra dhe vajza.

“Ka ofruar shërbime punësimi për ndërmjetësimin me tregun e punës për rreth 27 mijë punëkërkues në një vit dhe në 8 muaj e fundit kemi plotësuara 12 mijë punëkërkues të papunë dhe vihet re një rritje e grave dhe vajzave të integruara në tregun e punës dhe konkretisht 12 mijë gra dhe vajza janë integruar në tregun e punës”, tha Hysa.

Por nuk mungojnë edhe të rinjtë. Vetëm këtë vit përmes garancisë rinore janë afro 8 mijë të rinj të punësuar, ku kryesojnë punësimet në sektorin e turizmit, asaj përpunuese dhe ndërtimit.

“Programi i garancisë rinore këtë vit kemi 7800 të rinj që janë regjistruar në tregun e punës për këtë vit, 14% me shumë se viti i kaluar. Në industrinë e shërbimeve, hoteleri turizmit, ndërtimi dhe përpunuese”.

Për të ulur numrin e familjeve me ndihmë ekonomike, përmes ndërmjetësimit këtë vit janë punësuar 1600 anëtarë nga këto familje./Tv Klan

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat