back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaBKH drejt zgjedhjes së drejtuesit të ri/ 7 kandidatët në verifikim pas...

BKH drejt zgjedhjes së drejtuesit të ri/ 7 kandidatët në verifikim pas intervistave

Pas përfundimit të testit të poligrafit më 24 dhe 25 korrik, sot është mbyllur edhe faza e intervistës për kandidatët në garë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, intervistat u zhvilluan që prej orës 09:00 në ambientet e SPAK dhe zgjatën 45 minuta për secilin prej shtatë kandidatëve.

Kjo fazë, e monitoruar nga përfaqësues ndërkombëtarë, u përqendrua në vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese, integritetit dhe mënyrës së qasjes ndaj sfidave që lidhen me pozicionin e lartë në sistemin e drejtësisë.

Në përfundim të intervistave, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi që të gjithë kandidatët të kalojnë në fazën e verifikimit të figurës dhe kontrollit të pasurisë, në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Kjo është ndër fazat më të rëndësishme në përzgjedhjen e kreut të ri të BKH-së – një strukturë kyçe në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat