Një ndërhyrje artistike e Blerta Kambo sjell një dialog mes trashëgimisë dhe shëndetit publik, duke transformuar përkohësisht figurën e gruas në qendër të mozaikut, simbol i Shqipërisë, në një imazh solidariteti me gratë që përballen me kancerin e gjirit.
E realizuar me të njëjtat tesera te restaurimit origjinal, vepra vendoset mbi mozaikun pa e dëmtuar, si një shtrese që flet për guximin dhe shpresën.
Në qendër të saj, figura e gruas, heroina e çdo epoke, rishfaqet në formën e saj bashkëkohore, si simbol i guximit, ndjeshmërisë dhe solidaritetit.
Kjo vepër lidh artin, kujtesën dhe fuqizimin e gruas, duke e kthyer trashëgiminë në një hapësirë dialogu me të tashmen.
Instalacioni do të qëndrojë për 12 ditë, si dedikim për 1 në 12 gra që diagnostikohen me kancer ne gji.




