back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 2 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBllokimi i rrugës Pogradec-Librazhd shkakton rënie drastike të turizmit në juglindje

Bllokimi i rrugës Pogradec-Librazhd shkakton rënie drastike të turizmit në juglindje

Bllokimi i rrugës Pogradec-Librazhd ka shkaktuar një ulje drastike të fluksit turistik në gjithë juglindjen e Shqipërisë, duke sjellë hotele dhe bujtina bosh në dy javët e fundit. Operatorët turistikë bëjnë të ditur se pasojat janë të ndjeshme dhe situata po rrit frikën për sezonin turistik që po afron.

Operatori turistik, Edi Bilo, shprehet se “fundjava që kaluam shënoi shifra rekord negative, dy bujtinat nuk patën asnjë dhomë. Rruga është e njohur, pasojat po ndihen. Frika është e madhe, është tmerr. Po përgatitemi për sezonin turistik, nuk diskutohet vetëm turizmi vendas, por edhe turizmi i huaj, agjencitë mund të bëjnë anulime.”

Edhe operatore tjetër, Eriketa Kocollari, tha se pas bllokimit të aksit ka pasur anulime masive të rezervimeve: “Dy javët e fundit turizmi ka qenë pothuajse inekzistent, me anulime masive. Na shqetësojnë festat e marsit sepse po shohim anulime. Frika është e madhe dhe vetë klientët japin si motivacion rrugën e bllokuar. Gjithë anulimet kanë qenë nga klientë vendas, por kemi edhe njerëz nga Bullgaria dhe Greqia që kanë anuluar.”

Bllokimi i rrugës ka ndikuar jo vetëm në Pogradec, por edhe në fshatrat turistike Voskopojë dhe Dardhë, duke ndikuar në të gjithë zinxhirin e shërbimeve turistike dhe në bizneset që varen nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Operatorët turistikë paralajmërojnë se nëse bllokimi zgjat, pasojat mund të jenë edhe më të mëdha, duke rrezikuar sezonin e verës dhe të ardhurat e bizneseve në këtë rajon.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat