back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSocialeBllokohen 75 tonë misër në Shkodër

Bllokohen 75 tonë misër në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar 75 tonë të tjera misër blegtoral në doganën e Han i Hotit, në Shkodër, duke shtuar kështu sasinë e përgjithshme të bllokuar në 100 tonë për këtë subjekt eksportues.

Vetëm pak ditë më parë, 25 tonë misër nga i njëjti eksportues ishin bllokuar gjithashtu nga AKU, pasi kishte dyshime për prezencë të lartë të aflatoksinës B1, një toksinë që mund të dëmtojë shëndetin e kafshëve dhe njerëzve.

Sipas njoftimit, ngarkesat do të qëndrojnë të bllokuara deri në përfundimin e analizave laboratorike. Janë marrë 10 kampione të tjera, dhe rezultatet priten të dalin brenda një jave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat