back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBlushi: Përballë “kandidates së Covid-it”, opozita do të nxjerrë “vaksinën” për Tiranën

Blushi: Përballë “kandidates së Covid-it”, opozita do të nxjerrë “vaksinën” për Tiranën

Procesi për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës ka hyrë në fazën e konsultimeve me aleatët. Pas takimeve me kreun e PR-së Fatmir Mediu dhe kryetarin e PAA-së Agron Duka, Partia Demokratike zhvilloi një mbledhje me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë.

Në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, dhe deputeti Edmond Haxhinasto. Blushi theksoi se opozita synon të paraqesë një kandidaturë gjithëpërfshirëse, në shërbim të qytetarëve dhe jo të interesave të ngushta partiake.

“Kjo kandidaturë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo një kandidate e emëruar sikundër ka ndodhur me kandidaten e PS. Pra, përballë kandidates së Covid-it, ne po përzgjedhim vaksinën e duhur që do të shërojë njëherë e përgjithmonë kryeqytetin”, u shpreh Blushi.

Duke iu shmangur pyetjes nëse një kandidaturë e tillë do të mbronte procesin nga ajo që opozita e quan “masakër zgjedhore”, Blushi shtoi se emri i kandidatit do të shpallet shumë shpejt nga Partia Demokratike.
“Vaksina jonë kundër Covid-it të Edi Ramës, do të jetë një kandidaturë në shërbim të qytetarëve dhe do t’i japë fund paligjshmërisë dhe korrupsionit që ka përfshirë këtë institucion,” tha ai.

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës pritet të zhvillohen pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas procedurës, qeveria duhet të njoftojë Presidentin për vakancën, ndërsa kreu i shtetit duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh brenda 48 orëve. Ndërkohë, Veliaj është ende brenda afatit 15-ditor për ta ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat