back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga PL te PS/ Blushi tregon si disa dëshmitarë ndryshuan politikisht për...

Nga PL te PS/ Blushi tregon si disa dëshmitarë ndryshuan politikisht për të goditur Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me forcë ndaj hetimeve të Ilir Metës, duke akuzuar drejtpërdrejt SPAK dhe qeverinë për manipulim politik.

Në një konferencë për shtyp, i shoqëruar nga avokati i Ilir Metës, Blushi ka denoncuar që dëshmitarët e përfshirë në hetimet kundër Metës janë të paqëndrueshëm dhe shërbejnë si instrument politik i Edi Ramës. Ai theksoi se disa prej tyre, si Endrit Braimllari, kanë ndryshuar orientimin politik duke kaluar nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste dhe madje janë bërë kandidatë për deputet në zgjedhje.

“Alibia e dëshmitarëve të paqëndrueshëm kundër Ilir Metës nuk provon gjë tjetër, veçse ata janë pengje të SPAK dhe të Edi Ramës. Ironia më e madhe është se vetë Altin Dumani që flet për intimidim, mund të akuzohet si intimidues, sepse një prej dëshmitarëve u fut me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS, madje edhe kandidat për deputet i Edi Ramës”, tha Blushi.

Ai shtoi se nuk ekziston asnjë dëshmitar që të jetë i Partisë së Lirisë dhe që e fajëson Ilir Metën apo e bën atë përgjegjës në raport me ligjin. “Të gjitha janë manipulime për të zbatuar një porosi politike të Ramës, që e donte Ilir Metën të izoluar, duke keqpërdorur SPAK si vegël për t’i mohuar atij të drejtën e ushtrimit të lartë politik si një prej dy liderëve të opozitës”, theksoi Blushi.

Deklarata e tij vjen ndërkohë që hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta po vazhdojnë, duke ngjallur debate të forta për rolin e SPAK dhe ndikimin politik në proceset gjyqësore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat