Real Madrid nuk “vdes” kurrë, fiton pikërisht atëherë kur duhej, “thyen” Atalanta-n 3-2 brenda në Bergamo duke mbajtur të “gjallë” objektivin për t’u kualifikuar direkt në fazën tjetër të Champions League. Kjo nuk ishte një transfertë e lehtë, për këtë ishte i qartë edhe Carlo Ancelotti i cili sakrifikojë edhe Vinicius jr duke e hedhur në fushë pavarësisht se nuk ishte në 100% të formës.
Tekniku italian theksoi se kjo do të ishte mbrëmja e Mbappe-s, në fakt e tillë rezultoi pasi ishte ylli francez që me një veprim të bukur në zonë kaloi Realin në avantazh që në minutën e 10-të. Për fat të keq, Mbappe doli nga fusha pak minuta më pas si pasojë e një shqetësimi muskulor. Në fundin e pjesës së parë, Atalanta fitoi një 11 metërsh, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, De Ketelaere u tregua perfekt duke barazuar shifrat në 1-1.
Me fillimin e pjesës së dytë, thuajse në të njëjtën formë, Reali ndëshkoi sërish Atalanta-n në zemër të mbrojtjes, këtë herë me Vinicius jr. Reali nuk u mjaftuan me kaq, por tre minuta më pas, Jude Bellingham dërgoi shifrat në 3-1. Ekipi i Betat Gjimshitit nuk u dorëzua, por në minutën e 65-të, i përhershmi Lookman me një goditje shumë të bujkur ngushtoi shifrat në 3-2. Atalanta provoi në çdo formë të shmangte këtë humbje, ishin dhe të pafat si në fundit e ndeshjes, ku Retegui me portën e boshatisur dërgoi topin mbi traversë duke bërë që festa në fund të ishte e gjitha për Real Madrid.
Nuk zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti, i vlerësuar nga mediat me notën 5,5.
Suksesit i Realit përballë Atalanta-s mori faqet e para të mediave në Spanjë: “Rishfaqja e kampionëve, apo shpagimi i BMV”, ishin disa nga titujt kryesorë.