Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, e ka cilësuar si një “pasion momental” kërkesën e disa kritikëve për riformatimin e partisë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Ai i kujton të gjithë se vendimet për lidershipin e partisë merren nga vota e demokratëve, ndërsa çdo tentativë për të shkaktuar ndryshime me metoda të tjera mund të çojë në fraksione brenda PD-së.
Në një intervistë për Top Channel, Boçi shprehet se humbja e zgjedhjeve nuk duhet të shërbejë si justifikim për “revolucione” brenda partisë: “Ne po themi që kjo humbje nuk është natyrale politike, është artificiale, ka ardhur nga krimi i organizuar që ka përcaktuar kandidatët, kriminalizimi i administratës, blerja e votës, shkelja e ligjit zgjedhor… Nuk është humbje klasike politike.”
Ai gjithashtu theksoi se demokratët kanë të drejtë të shprehin mendime të ndryshme dhe se fraksionet janë të pranueshme, por nuk duhet përdorur autoriteti për të larguar lidershipin.
Sipas Boçit, shtatori mund të sjellë vendime të rëndësishme brenda PD-së, duke përfshirë marrëdhënie kushtëzuar me Parlamentin, greva apo ngujime si forma të shprehjes së protestës politike brenda institucionit.
Ai përfundon: “Nëse ne do kishim zgjedhje, do e nisja nga vetja dhe unë do kisha dhënë direkt dorëheqjen, por nuk është koha për të bërë rotacion apo revolucion. Duhet të ndërtojmë, jo të shkatërrojmë.”