Bordi i OpenAI nuk ka marrë ende një ofertë formale nga konsorciumi i udhëhequr nga Elon Musk edhe pse një jurist i miliarderi tha se një ofertë është dërguar pranë kompanisë.
Një ditë pasi Musk publikisht ofroi 97.4 miliardë dollarë për blerjen e organizatës jo-fitimprurëse e cila kontrollon ChatGPT, palët ende janë të paqartë lidhur me atë çfarë ka ndodhur me ofertën.
Bordi drejtues i OpenAI thotë se nuk ka marrë një ofertë nga grupi i Musk raportoi agjencia e lajmeve Reuters duke shtuar konfuzionin lidhur me përpjekjen e njeriut më të pasur të botës të marrë kontrollin e kompanisë më të shquar në AI.
Juristi i Musk, Marc Toberoff, tha për Reuters se ka dërguar një ofertë përmes e-mail ditën e Hënë tek firma ligjore e OpenAI. Oferta shkoi në formën e një dokumenti prej katër faqesh për të blerë asetet e OpenAI nënshkruar nga Musk dhe investitorët e tjerë.
Është e paqartë nëse Sam Altman ka vendosur të mos e dërgojë letrën tek bordi drejtues. Ekzekutivi i OpenAI u shpreh se kompania nuk është në shitje. Oferta e Musk për blerjen e OpenAI erdhi ndërsa ai po përpiqet të mos lejojë shndërrimin e organizatës jo-fitimprurëse në një kompani fitimprurëse.
Musk bashkëthemeloi OpenAI në 2015-ën së bashku me Altman por u largua prej saj lidhur me mosmarrëveshjet për drejtimin që duhej të merrte. Në 2023 Musk lançoi një kompani rivale AI quajtur xAI.