back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBordi i Paqes, Rama ngre zërin për ish-krerëve të UÇK-së/ "Të bëjmë...

Bordi i Paqes, Rama ngre zërin për ish-krerëve të UÇK-së/ “Të bëjmë diçka, para se të jetë vonë”

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në organizimin e Bordit të Paqes. Ai vuri në dukje konfliktin Kosovë-Serbi dhe gjithashtu, u ndal tek gjyqi që po mbahet në Hagë për 4 ish-krerët e UÇK-së. Rama e shtron këtë çështje si një problem që duhet zgjidhur para se gjëra të këqija të ndodhin.

“Më lejoni t’iu tërheq vëmendjen, pranë nesh është një konflikt tjetër. Kur presidenti Trump organizoi Kosovën dhe Serbinë për një marrëveshje, presidentit të Kosovës i ndalohej të udhëtonte në Uashington për të takuar presidentin Trump dhe për të nënshkruar marrëveshjen. Po ashtu, pamë një prokuror vrasës që përndoqi presidentin Trump, por që tani nuk është më. Disa vendeve u sugjeroj që të ndihen të turpëruar për drejtësinë e tyre.

Një prokuror tjetër, zoti President, kërkoi më herët gjatë javës një dënim prej 45 vjetësh burg për ish-presidentin e Kosovës, gjë që do të ishte e papranueshme për një gjykatë që ka dështuar në standardet e saj demokratike.

Për hir të Zotit, zoti President, le të bëjmë diçka para se gjërat e këqija të ndodhin. Sërish, faleminderit që përfshitë Shqipërinë në këtë iniciativë. Ne jemi miq të Izraelit dhe gjithashtu shprehim dëshirën që edhe vende të tjera të bëhen pjesë e vizionit tuaj të paqes”, tha kryeministri Edi Rama në Bordin e Paqes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat