back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBorxhet e Ujësjellësit, 13.6 miliardë Euro

Borxhet e Ujësjellësit, 13.6 miliardë Euro

Me akuza të rënda kundër administratës së ujësjellësit, kryeministri Edi Rama ka shpallur sot një raport “të frikshëm” mbi menaxhimin e ujit në Vlorë dhe në shkallë kombëtare, duke zbuluar se borxhet e grumbulluara arritën në 13.6 miliardë euro në vitin 2020.

Gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit (OKU), Rama i quan 58 shoqëritë e mëparshme të ujit “çeta” dhe vuri në dukje “nivel të frikshëm papërgjegjshmërie” në administrim.

“Harxho, shpërdor, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe”, denoncoi kryeministri, duke shpjeguar se qeveria e tij filloi ristrukturimin në 2021, duke reduktuar 58 shoqëri në 15 rajonale.

Sot, 9 nga 15 shoqëritë rajonale nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së, një hap i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm. Rama theksoi se problemi kërkon qasje kombëtare: “Njerëzit nuk pinë decentralizim në rubinet, por ujë”.

Prezantimi i OKU-së synon të centralizojë dhe profesjonalizojë shpërndarjen e ujit në të gjithë vendin, duke i dhënë fund definitiv modelit të vjetër të shpërndarë dhe të korruptuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat