back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBraçe kritikon aksionin e fiskalizimit: Siguria e ushqimit nuk garantohet me çizme...

Braçe kritikon aksionin e fiskalizimit: Siguria e ushqimit nuk garantohet me çizme nga rruga

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar me kritika të forta ndaj mënyrës se si po zbatohet aksioni i Administratës Tatimore për evidentimin e rasteve të mosfiskalizimit në sektorin e produkteve ushqimore, veçanërisht në zonat rurale ku prodhohet qumështi, mishi dhe bulmeti i freskët.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka denoncuar faktin që zyrtarët e shtetit po hyjnë në ambientet e prodhimit ushqimor pa respektuar rregullat bazë të higjienës, çka sipas tij, bie ndesh me vetë qëllimin e aksionit: garantimin e sigurisë ushqimore.

“A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hynë në baxhot e bulmetit dhe frigoriferët e mishit siç vijnë nga rruga? Pra pa qese në këpucë e në kokë, pa përparëse e pa doreza? Se është aksion për sigurinë e ushqimeve, jo për të kapur malin si prodhues i rigonit!”, shkruan Braçe në Facebook.

Deputeti socialist, i cili është shprehur herë pas here në mbrojtje të fermerëve dhe prodhuesve vendas, ka bërë thirrje që kontrollet të respektojnë standardet sanitare dhe të mos cënojnë produktin apo procesin e prodhimit me sjellje të pakujdesshme nga ana e inspektorëve.

Aksioni i fundit i Tatimeve synon të luftojë informalitetin në sektorin ushqimor, veçanërisht rastet kur shitësit dhe prodhuesit nuk lëshojnë faturë për shitjet që kryejnë. Por ndërhyrja në zinxhirin e prodhimit ka ngjallur reagime, jo vetëm nga fermerët, por edhe nga përfaqësues të vetë mazhorancës, si Braçe, i cili kërkon që aksioni të mos bëhet në kurriz të etikës profesionale dhe të sigurisë së konsumatorit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat