back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBraçe kritikon ministrin e Bujqësisë/ Prej muajsh pa interpelancë në Kuvend

Braçe kritikon ministrin e Bujqësisë/ Prej muajsh pa interpelancë në Kuvend

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka ngritur shqetësimin për mungesën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, duke theksuar se ka kërkuar prej muajit shkurt një interpelancë me të, e cila ende nuk është realizuar.

Braçe u shpreh se është e papranueshme që për javë të tëra të mos ketë përgjigje dhe prani të ministrit në Kuvend, duke theksuar se çështjet që lidhen me bujqësinë kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për qytetarët, veçanërisht në aspektin e sigurisë ushqimore.

Sipas tij, iu deshën rreth 6 javë për të marrë informacion lidhur me këtë çështje, ndërsa theksoi se nuk mund të pritet edhe një periudhë tjetër e gjatë për realizimin e interpelancës.

“Agjenda ime nuk përcaktohet nga ministri,” u shpreh Braçe, duke shtuar se është detyrim institucional që anëtarët e qeverisë të jenë të pranishëm dhe të japin llogari në Kuvend.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si po trajtohen kërkesat për interpelancë, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe respektim të procedurave parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat