Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat theksoi se nëse nuk adresohen boshllëqet ligjore për dezinformimin në internet, mund të ketë ndikim në zgjedhje.
Braçe përmendi rastin e Rumanisë, ku ka pasur akuza për ndikim në zgjedhjet e mbajtura ditë më parë. Braçe thotë se do ketë probleme sidomos në asketin e financimit të fushatave të partive politike.
“Pas çdo seancë dëgjimore, kam thënë atë që figuron si fakt. Psh pasi referoi në komision Autoriteti Kombëtar i Komuniteteve Elektronike, u evidentua se ka boshllëk ligjor që ky aktivitet të merret me mbylljen e këtyre adresave. Komisioni funksionon mbi bazën e një plani pune, që është publik. Pa u përmbyllur seanca dëgjimore, s’mund të kalonim në adresim të problematikës. Nëse ky boshllëk nuk përmbushet para zgjedhjeve do ketë probleme në financimin fushatave, por edhe sa i takon dizinformimit. Mjafton t’iu sjell rastin e Rumanisë”, vijoi Braçe.