back to top
26.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBraçe-Opozitës: Zgjedhjet e vetme të vjedhura ishin ato të PD në ’96

Braçe-Opozitës: Zgjedhjet e vetme të vjedhura ishin ato të PD në ’96

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me akuzat e opozitës për parregullsi dhe vjedhje votash në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë.

Braçe kritikoi ashpër retorikën e opozitës, duke kujtuar zgjedhjet e vitit 1996 si shembull të manipulimit elektoral.

“Unë dua të them dy fjalë për zgjedhjet. Nëse ka zgjedhje të vjedhura nga A te Zh-ja, por që vjedhura ama… Nëse ka një parti që i ka bërë të gjitha këto, është PD-ja e ’96-s. Këtu në këtë sallë kishte 156 deputetë dhe vetëm 9 deputetë të opozitës.

Ka pasur një parti që e ka bërë këtë gjë në gjithë historinë 35-vjeçare të vendit. Në këto zgjedhje të flasësh për shfrytëzim të burimeve ekonomike, patjetër që mua më bën shumë përshtypje.

Mjafton të shikosh sesi plani i taksave është tejkaluar me disa përqind; pra, njerëzve u janë grumbulluar paratë. Suficiti është më i lartë se ç’ka ndodhur ndonjëherë. Shpenzimet janë tkurrur, ndërkohë që njerëzve u janë mbledhur tatime dhe taksa, pavarësisht zgjedhjeve”,- tha Braçe.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat