back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaBraho merr frenat e SPAK/ Mesazhe të forta për prokurorët

Braho merr frenat e SPAK/ Mesazhe të forta për prokurorët

Klodian Braho ka zhvilluar mbledhjen e parë si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me pjesëmarrjen e të gjithë trupës së prokurorëve.

Në fjalën e tij përpara prokurorëve, Braho ka prezantuar objektivat e tij për drejtimin e institucionit, duke vënë theksin te funksionimi efikas i SPAK, mbarëvajtja e hetimeve dhe respektimi rigoroz i afateve ligjore.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ka qenë edhe angazhimi i prokurorëve në dhënien e mendimeve dhe sugjerimeve për Kodin e ri Penal, proces i kërkuar nga Ministria e Drejtësisë. Braho ka kërkuar kontribut aktiv nga trupa e SPAK në këtë proces të rëndësishëm ligjor.

Po ashtu, kreu i ri i SPAK ka kërkuar mendime lidhur me marrëdhëniet institucionale që Prokuroria e Posaçme duhet të ketë me Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, duke theksuar rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional.

Mbledhja ka zgjatur rreth 20 minuta dhe është zhvilluar në prani të të gjithë prokurorëve të SPAK, duke shënuar nisjen zyrtare të drejtimit të ri të institucionit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat