back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizBritney Spears ndahet sërish nga Paul Richard Soliz?

Britney Spears ndahet sërish nga Paul Richard Soliz?

Britney Spears është ndarë nga partneri i saj, Paul Richard Soliz, siç raporton Page Six.

Dyshja thuhet se ishin ndarë një herë më parë, por që ishin pajtuar sërish.

Burime pranë çiftit pohojnë se ndarja e dytë dhe e fundit ka ndodhur në muajin shkurt.

https://youtube.com/watch?v=GvdWW4Q2nRw%3Ffeature%3Doembed

Sipas raportimeve, Paul dhe Britney jetonin në shtëpinë e saj në lagjen Thousand Oaks në Kaliforni.

I njëjti thuhet se ka marrë tashmë gjërat e tij dhe është larguar nga shtëpia.

Çifti u fotografua në një restorant me fëmijët e Paulit në ditën e Shën Valentinit dhe pretendohet se ata u ndanë menjëherë pas kësaj. Thuhet se Britney kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me nëntë fëmijët e Paulit, me të cilët luante shpesh.

“Ata sollën kaq shumë dashuri në shtëpinë e saj, e cila kishte nevojë për të”, tha burimi në atë kohë

Kujtojmë se këngëtarja së fundmi ka shqetësuar ndjekësit e saj në Instagram. Ajo postoi një video ku tregonte thonjtë e saj, por shumica ishin të shqetësuar për pamjen dhe zërin.

“Shpresoj që ajo të mos përfundojë si Marilyn Monroe”, “Duket sikur është nën drogë”, “Ajo ka nevojë urgjente për një ekzorcizëm”, “Ajo padyshim ka nevojë për një lloj mbikëqyrjeje ose terapi të detyrueshme”, “Po e shikojmë të vdesë”, “Kështu duket dikush që ka marrë drogë për katër ditë me radhë” – janë vetëm disa nga komentet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat