back to top
11.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBujqësia që fiton/ Familja nga Roskoveci që furnizon Europën me prodhime

Bujqësia që fiton/ Familja nga Roskoveci që furnizon Europën me prodhime

Familja Kocaqi nga fshati Suk i Roskovecit ka mbi një dekadë që kultivon dhe eksporton prodhime bujqësore drejt tregjeve europiane. Pas kthimit nga emigracioni në Greqi, ata investuan kursimet e mbledhura duke ngritur fillimisht një serë diellore me sipërfaqe 1 hektar, që sot është zgjeruar në 3 hektarë.

Në serrat e tyre kultivohen kryesisht domate, tranguj dhe luleshtrydhe, me prodhim që shkon tërësisht për eksport në Serbi, Mal të Zi dhe Poloni.

“E filluam këtë punë para 10 vitesh, fillimisht me 1 hektar. Sot kultivojmë domate, trangull dhe veçanërisht luleshtrydhe për eksport. Ka vështirësi, sidomos mungesa e krahut të punës dhe kostot e larta, por jemi të kënaqur që punojmë së bashku në vendin tonë,” – thotë Ervis Kocaqi.

Megjithëse përballen me sfida si çmimet e larta të inputeve bujqësore, ndryshimet klimatike dhe mungesën e subvencioneve, familja Kocaqi vazhdon të besojë tek bujqësia si një mundësi e qëndrueshme për të ndërtuar të ardhmen në atdhe dhe për të kontribuar në ekonominë vendase.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat