back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaBurg për korrupsion votash/ Gjykata e Posaçme dënon dy persona

Burg për korrupsion votash/ Gjykata e Posaçme dënon dy persona

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë dy shtetas për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Çështja u dërgua në gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u shqyrtua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Bib Ndreca dhe Flora Hajredinaj, me vendimin nr. 17, datë 17.02.2026, vendosi:

Kalosh Peposhi u dënua fillimisht me 1 vit, 7 muaj e 15 ditë burgim. Pas uljes së 1/3 së dënimit, ai u dënua përfundimisht me 1 vit e 1 muaj burgim. Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, pasi koha e vuajtur rezulton më e madhe se masa e dënimit.

Gazmend Peposhi u dënua fillimisht me 1 vit e 9 muaj burgim. Pas uljes së dënimit me 1/3, ai u dënua përfundimisht me 1 vit e 2 muaj burgim, dënim që do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, duke filluar nga ekzekutimi i vendimit.

Sa i përket provave materiale, gjykata vendosi që 205.500 lekë të reja të sekuestruara t’i kalojnë në favor të shtetit, si shumë e papërndarë për votuesit. Ndërsa 525 euro iu kthyen Kalosh Peposhit. Gjithashtu, disa aparate celularë të sekuestruar iu kthyen pronarëve përkatës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat