back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBushati: PS fiton Tiranën edhe me “Diellën” kandidate, opozita s’ka shanse

Bushati: PS fiton Tiranën edhe me “Diellën” kandidate, opozita s’ka shanse

Analisti Andi Bushati deklaroi se opozita nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, në rast se procedura për shkarkimin e Erion Veliajt rezulton e paligjshme.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati theksoi se çdo përfshirje e opozitës në një proces të tillë do ta bënte atë të humbiste rolin e saj si forcë kundërshtuese.

“Po të jetë opozitë e fortë, nuk hyn në zgjedhje. Nëse procedura e shkarkimit është e paligjshme, opozita nuk duhet të futet në zgjedhje. Ata janë budallenj si demi dhe hidhen me brirë kur i tundin copën e kuqe,” tha Bushati.

Ai vuri në dukje se edhe kryeministri Rama e pranon se shkarkimi i Veliajt nuk është i thjeshtë, pasi mungesa për shkak të paraburgimit nuk është e barabartë me braktisje detyre:
“Vetë Rama thotë kur mungon 6 muaj, por mungon me arsye nuk është aq e lehtë dhe ne do të mbledhim edhe Parlamentin.”

Bushati shtoi se Partia Socialiste do t’i fitonte zgjedhjet e pjesshme, pavarësisht kandidatit. “Jo Manastirliun, por edhe Diellën, ministren me inteligjencë artificiale, po futën ata, nuk e mundin dot,” tha ai me ironi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat