back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“32 debilat e Këshillit Bashkiak”/ Bushati sulmon ashpër këshilltarët e PS për...

“32 debilat e Këshillit Bashkiak”/ Bushati sulmon ashpër këshilltarët e PS për Veliajn

Analisti Andi Bushati ka komentuar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që pritet të ndodhë më 23 shtator, pas vendimit të marrë në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Sipas Bushatit, bëhet fjalë për një vendim tërësisht politik të Edi Ramës, i cili nuk dëshiron t’i lërë asnjë pushtet Veliajt, ndërsa akuzoi këshilltarët socialistë se po votojnë sipas urdhrit të kryeministrit, pavarësisht se deri dje e quanin kryebashkiakun e Tiranës “histori suksesi”.

“Rama tha vetë në asamble se është e vështirë ligjërisht, duhet të bëjmë ca ndryshime në Parlament, por nuk i bëri. Mblodhi 32 debilat aty të Këshillit Bashkiak dhe u tha votoni. Këtu kemi një problem politik dhe një problem moral. Ata njerëz që po shkarkojnë Veliajn, deri dje e quanin ‘shyqyr që kishim Lalin që mbolli pemë’,” tha Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Ai shtoi se vendimi është “ulëritës, thellësisht politik” dhe ka si synim të lërë Veliajn pa asnjë fuqi.

“Pse do ta shkarkojë? Sepse Rama nuk do më t’i lërë asnjë pushtet, asnjë para, as ato filiza që i kanë mbetur. Kur të ka projektuar për të të linçuar, pasi të nis çunat e SPAK, të nis edhe çunat e Këshillit Bashkiak…”, u shpreh analisti.

Bushati ngriti gjithashtu pyetjen se si mund të lihet për një kohë të gjatë një bashki pa kryetar dhe pse ky standard nuk është zbatuar më parë për bashki të tjera të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat