back to top
17.5 C
Tirana
E diel, 15 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBushati “thumbon” kryeministrin dhe ministrin Hoxha/ "Për fat të keq, lojë e...

Bushati “thumbon” kryeministrin dhe ministrin Hoxha/ “Për fat të keq, lojë e vjetër”

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar ashpër ndaj artikullit të përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, botuar së fundmi në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku të dy liderët shpreheshin për mundësinë që Shqipëria dhe Serbia të jenë pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa ndryshuar strukturat vendimmarrëse të unionit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bushati akuzoi Vuçiç se po përdor sërish “lojen e tij e preferuar”, paralajmërimin e narrativeve të rreme dhe pretendimet për kërcënime të supozuara nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

“Presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferua. Paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë,” shkruan Bushati, duke shtuar se kjo lojë e dyfishtë  një mes Evropës dhe një për konsum të brendshëm politik vetëm sa ka çimentuar status quo-në në rajon.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për sundim të ligjit, prosperitet dhe bashkëpunim, dhe jo për retorikë të bazuar në frikë. Ai kritikoi gjithashtu politikat e brendshme të Shqipërisë, duke përmendur përpjekjet për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, duke vënë në dukje se Shqipëria tashmë disponon instrumentet ligjore për këtë çështje.

“Ndërkohë që politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë,” shkruan Bushati.

Sipas tij, retorika e dyfishtë e Vuçiçit dhe mungesa e fokusit real në prioritetet rajonale rrezikon të pengojë zhvillimin dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Bushati nënvizon se zgjidhjet reale kërkojnë politika të qëndrueshme, bashkëpunim dhe zbatim të ligjit, dhe jo vetëm deklarata për konsum publik.

Postimi i ish-ministrit ka nxitur diskutime të gjera në rrjetet sociale dhe media shqiptare, duke reflektuar tensionet dhe sfidat e vazhdueshme diplomatike në rajon, sidomos në kontekstin e integrimit të Shqipërisë dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat