back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBuxheti 2025/ Amendamentet e PL, në Kuvend

Buxheti 2025/ Amendamentet e PL, në Kuvend

Buxheti i vitit 2025, i paraqitur nga qeveria, është një tjetër goditje për qytetarët, sipas deputetes së PL Erisa Xhixho, që e cilëson atë si “buxhetin më antisocial të sjellë ndonjëherë në Parlament”.

Ajo kritikoi ashpër qeverinë për ndarjen e fondeve, duke theksuar se më shumë para po shkojnë për projektet korruptive PPP, ndërsa sektorët kyç si arsimi dhe shëndetësia po lihen pa mbështetje.

Pensionistët dhe shtresat në nevojë, thotë Xhixho, janë injoruar, pasi rritja e pensioneve është minimaliste dhe mbështetje për shëndetësinë, arsimin dhe fermerët nuk parashikohet.

Për këtë arsye, ajo shkroi se Partia e Lirisë ka depozituar 11 amendamente në Kuvend, për të rivendosur drejtësinë sociale dhe për të siguruar që buxheti të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të klientëve dhe oligarkëve të Edi Ramës.

Amendamentet përfshijnë:

Rritje të mbështetjes për pensionet me 16.2 miliard lekë.
Rritje me 6 miliard lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme.
Shtesë 2 miliard lekë për trajtimin e sëmundjeve onkologjike.
Shtesë 2 miliard lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor.
Shtesë 1.5 miliard lekë për Arsimin bazë.
Shtesë 1.2 miliard lekë për Arsimin e Mesëm.
Shtesë 1 miliard lekë për Arsimin Universitar.
Shtesë 0.5 miliard lekë për zhvillimin e sportit.
Shtesë 5.6 miliard lekë për Përkujdesin Social dhe personat me aftësi të kufizuar.
Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë.
Fond 7.9 miliard lekë për rritjen e pagave që nga fillimi i vitit 2025

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat