back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBuxheti i Shëndetësisë pa ministren/ Tabaku ndërpret punimet

Buxheti i Shëndetësisë pa ministren/ Tabaku ndërpret punimet

Komisioni për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për të shqyrtuar buxhetin e vitit të ardhshëm për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me fokus te barazia gjinore, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Shërbimi Social Shtetëror. Megjithatë, mbledhja u ndërpre për shkak të mungesës së Ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Kryetarja e Komisionit, deputetja demokrate Jorida Tabaku, u shpreh e zhgënjyer nga mosparaqitja e ministres, duke theksuar se buxheti i shtetit kërkon domosdoshmërisht praninë e vetë titullares së institucionit.

“Edhe në kohën e buxhetit shohim se ministrja nuk vjen. E kuptoj që është e re në detyrë dhe ka një sektor problematik, por duhet të respektojë Kuvendin dhe buxhetin,” deklaroi Tabaku.

Ministria ishte përfaqësuar vetëm nga zëvendësministrat e saj, por Tabaku nguli këmbë se diskutimi nuk mund të vijonte pa ministren Sala, duke e cilësuar të pazëvendësueshme praninë e saj në një proces kaq të rëndësishëm.

“Është njësoj sikur në një projektligj të propozuar nga ministria të vijnë drejtorët dhe jo ministri apo zëvendësministrat. Këtu flasim për buxhetin,” shtoi ajo.

Pas refuzimit për të vijuar punën pa ministren, Tabaku mbylli mbledhjen, duke kërkuar që diskutimet të rifillojnë vetëm në praninë e saj, në funksion të llogaridhënies institucionale dhe transparencës në procesin e buxhetimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat