back to top
29.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBuxheti, rrëzohet amendamenti i PD-së/ Debat mes Nokës dhe Koçiut

Buxheti, rrëzohet amendamenti i PD-së/ Debat mes Nokës dhe Koçiut

Deputetët demokratë  Sali Berisha, Dhurata Çupi, Flamur Noka dhe Saimir Korreshi propozuan një amendament në buxhetin e shtetit për vendosjen e minimumit jetik.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat Flamur Noka, kërkoi vendoset minimumi jetik 200 euro.

Sipas tij, ky do të ishte një mekanizëm i rëndësishëm ndihme për familjet në pamundësi ekonomike.

‘Në vlerësimin tonë si PD, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik. Ju aq shumë i doni të varfrit, sa i shtoni ata. Minimumi jetik, normë ligjore. Vjen si aplikim në çdo vend të botës i një metodologjie. Diskriminon shtresat e varfra që ‘sulltan Surreli’ thotë se do i ketë në konsideratë. Sipas bankës botërore, kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë. Shqipëria e ka 0.6 dollarë. A e kuptoni çfarë diskriminimi i bëhet kësaj shtrese?’, tha Noka. 

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu i është përgjigjur Nokës, duke thënë se PS është kundër këtij propozimi, pasi sipas saj qeveria ka bërë politika për të forcuar programet e punësimit për shtresat në nevojë dhe jo për të dhënë lëmoshë.  

“Pikë së pari doja të thosha se është një propozim aspak serioz, që i ka kaluar koha me vakt dhe nuk mund të vendoset absolutisht apriori i pa studiuar dhe i pa vlerësuar. Mjafton t’u them se në 2013 ju e latë papunësinë në vlerën 16%, ndërkohë ne e adresuam. Politikat e mirëqenies sociale vazhdojnë të jenë të përqendruara në rritjen e punësim, rritjen e pagave dhe rritjen e pagës minimale”, tha Koçiu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat