back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiBuzëqesh Tuhel/ Kejn do të jetë gati për ndeshjen me Shqipërinë

Buzëqesh Tuhel/ Kejn do të jetë gati për ndeshjen me Shqipërinë

Dëmtimi i pësuar nga Herri Kejn në duelin mes Bajernit të Mynihut dhe Sëlltikut duket se nuk është aq serioz sa u mendua. Pas ekzaminimeve më të imtësishme është mësuar se dëmtimi i sulmuesit në pulpë nuk do ta pengojë që të jetë prezent në startin e fushatës së eliminatoreve të Anglisë për Botërorin e 2026-ës.

Sipas tabloidëve në Britani mësohet se sulmuesi do të jetë jashtë fushave për gati 2-3 javë duke u rikthyer në kohë për takimet e marsit të Anglisë.

Një herë kampionët e botës do të presin Shqipërinë në “Wembley” më 21 mars ndërsa katër ditë më vonë do të ndeshjen me Letoninë po në të njëjtin stadium.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat