Anëtari i Këshillit të Mandateve, Oerd Bylykbashi, ka lexuar këtë të enjte në sallën e Kuvendi i Shqipërisë raportin e hartuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë për kërkesën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhur me imunitetin e deputetes socialiste Belinda Balluku.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Bylykbashi u bëri thirrje deputetëve që të votojnë pro heqjes së imunitetit të Ballukut dhe t’i hapin rrugë arrestimit të saj.
“Një nga seancat që do të lërë gjurmë për mënyrën se si Kuvendi garanton të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Sot, në emër të 5 deputetëve anëtarë të Këshillit të Mandateve, do të lexoj një përmbledhje të raportit të opozitës mbi kërkesën e SPAK për rastin Balluku. Kuvendi i Shqipërisë, më 16 dhjetor, u vu në lëvizje nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u kërkua dhënia e autorizimit për arrestimin e Belinda Balluku, kërkesë e shoqëruar me provat e plota dhe relacionin përkatës. Kuvendi duhet të japë autorizimin”, u shpreh Bylykbashi.



