back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBypass-i i Tiranës: Dy lotet e para mbulojnë 8.5 km me kosto...

Bypass-i i Tiranës: Dy lotet e para mbulojnë 8.5 km me kosto 5.9 mld lekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka firmosur kontratën për lotin II të bypass-it të Tiranës, duke hapur rrugë nisjes së punimeve. Marrëveshja është nënshkruar me bashkimin e operatorëve “Elmazaj Konstruksion” & “INC S.p.A.”, me një vlerë prej 2.73 miliardë lekësh, përfshirë TVSH, dhe parashikon ndërtimin e një segmenti rreth 4 km.

Pak ditë më parë, ARRSH nënshkroi kontratën për lotin I me kompaninë “4 A-M”, me një vlerë prej 3.15 miliardë lekësh. Së bashku, dy lotet përbëjnë një segment 8.5 km nga Kashar në Vaqarr, pjesë kyçe e bypass-it, me një kosto totale prej rreth 5.9 miliardë lekësh.

Bypass-i i Tiranës, me një gjatësi totale 21.6 km, konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në vend, pasi lidh autostradën Durrës–Tiranë me Tiranë–Elbasan, duke shmangur hyrjen e trafikut tranzit në kryeqytet.

Ndërtimi i segmenteve Kashar–Vaqarr (lotet I dhe II), së bashku me lotin Kashar–Lekaj të Autostradës Milot–Fier, pritet të mbyllë të gjitha hallkat e korridorit Adriatiko–Jonian.

Përveç lehtësimit të qarkullimit, projekti synon të sjellë përfitime mjedisore dhe urbane: devijimi i trafikut të rëndë jashtë qytetit do të reduktojë ndotjen e ajrit, ngarkesën në rrugët urbane dhe rrezikun e aksidenteve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat