back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSporti“Calha, më jepni derbin”/ Turku hedh kandidaturën për një fanellë titullari

“Calha, më jepni derbin”/ Turku hedh kandidaturën për një fanellë titullari

y humbje në dy derbi radhazi kundër Milan, në Serie A dhe mbi të gjitha në finalen e Superkupës, kanë trazuar pak ambientin zikaltër, dy detajet e vetme në këtë sezon thuajse perfekt. Inter kërkon “hakmarrjen” në derbin e tretë sezonal, kërkon të “vesh” zikaltër Milanon dhe të ruajë hapin e Napolit kryesues.

Në derbin e Madonnina-s, Simone Inzaghi do të kenë në dispozicion edhe regjisorin e tij, Hakan Calhanoglu. Turku është stërvitur rregullisht me ekipin që nga e premtja dhe është në dispozicion të Inzaghit:

La Gazzetta

“Calha, me jepni derbin”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë, duke shtuar se turku është një opsion konkret për ta nisur sfidën kundër Milanit nga minuta e parë.

Lajmi tjetër pozitiv është edhe rikthimi i Acerbit, edhe mbrojtësi, ashtu si Calhanoglu, është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit. Në çdo rast, edhe nëse nuk e nis nga minuta e parë, Calha do të jetë në dispozicion të Inzaghi-t në varësi se si do të shkojë derbi.

Inzaghi ka në dispozicion për rolin e regjisorit edhe dy opsione të tjerë, Asllanin dhe Zielinskin, të dy lojtarët kanë shfaqur një formë të mirë këtë periudhë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat