Paketa fiskale e vitit 2026 parashikon kufizime për pagesat cash, duke ulur pragun mes bizneseve dhe vendosur për herë të parë një tavan për qytetarët.
Sipas projektligjit, pragu për pagesat cash mes bizneseve do të ulet nga 150,000 lekë në 100,000 lekë, ndërsa qytetarëve u lejohet të blejnë mall me para në dorë deri në 500,000 lekë.
Shoqata e Bankave kundër tavaneve të larta
Sekretari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, e cilësoi tavani për individët si jashtë çdo analize dhe përvoje, duke propozuar një prag shumë më të ulët:
“Greqia, Maqedonia e Veriut, Hungaria e ka nga 500 euro. Po si ka mundësi t’i lë një individ 500,000 lekë, kur rroga mesatare është deri 90,000 lekë? Propozimi ynë është diku tek 60,000 lekë, për të mos nxitur veprime cash të grupeve të caktuara,” tha Brumbulli.
Ai theksoi se vendosja e tavaneve të larta mund të stimulojë përdorimin e parave cash nga individët me të ardhura të larta, duke minuar efektin e synuar të paketës fiskale.
Terminalet POS për bizneset turistike
Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua edhe nevoja e pajisjes së të gjithë bizneseve turistike me terminale POS deri në korrik 2026, një hap i cili synon reduktimin e përdorimit të parave cash dhe transparencën e transaksioneve.
Paketa fiskale 2026 pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përdorimin e parave cash në ekonomi dhe të vendosë kufizime që synojnë formalizimin e pagesave mes bizneseve dhe individëve.



