back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 5 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetCelibashi: Palët të tejkalojnë konfliktet dhe të dakordësojnë hartën territoriale

Celibashi: Palët të tejkalojnë konfliktet dhe të dakordësojnë hartën territoriale

Viti i ri nis me sfida të njohura për politikën shqiptare. Mazhoranca dhe opozita duhet të hapin sesionin e ri parlamentar duke trajtuar çështjet e mbartura nga viti i kaluar, të cilat u bllokuan për shkak të konfliktit politik.

Apeli i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është që palët të lënë pas mosmarrëveshjet dhe të krijojnë konsensus për reformat zgjedhore dhe territoriale.

“Apeli im është i njëjtë me atë të ndërkombëtarëve dhe qytetarëve. Në këtë vit do të duhet t’i tejkalojnë këto kontradikta për të gjetur konsensus për reformën zgjedhore, territoriale dhe reformat e tjera,” u shpreh Celibashi për Top Channel.

Edhe pse viti 2026 nuk është vit elektoral, Celibashi thekson se nuk duhet të konsiderohet vit pushimi. Nëse duan një hartë të re territoriale, palët duhet të fillojnë punën sa më shpejt.

“Do të duhet që ta kemi një vit përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale hartën territoriale-administrative të Republikës së Shqipërisë. Personalisht nuk më duket aq e vështirë për të dakordësuar sesi duhet të jetë harta administrative-territoriale e Shqipërisë,” shtoi kreu i KQZ.

Celibashi gjithashtu komentoi pse proceset zgjedhore në Kosovë konsiderohen më cilësore. Ai tha se struktura organizative e KQZ-së së Shqipërisë është e ngjashme me atë të Kosovës, por procesi zgjedhor në Shqipëri mbetet më pak efikas për shkak të sjelljes së partive politike dhe institucioneve ndaj procedurave zgjedhore.

“Kjo lidhet me qasjen e partive politike apo institucioneve të tjera. Në Kosovë partitë ndajnë shumë mirë interesin e tyre politik nga qasja juridike-administrative ndaj procesit zgjedhor,” theksoi Celibashi.

Sfidat kryesore për Komisionerin mbeten depolitizimi i administratës zgjedhore, respektimi i rregullave për financimin e partive politike, si dhe sjellja e duhur e administratës dhe funksionarëve publikë gjatë fushatave elektorale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat