back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetCelibashi: Të nisë numërimi për votat e Greqisë, nuk janë gjetur parregullsi

Celibashi: Të nisë numërimi për votat e Greqisë, nuk janë gjetur parregullsi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.

Pas bllokimit të procesit prej orëve të vona të mbrëmjes së diel 11 maj, me kërkesë të PD-së të pranuar nga kryetari i KQZ dhe reagimeve të forta nga mazhoranca se po shkeljen ligji dhe Kodi Zgjedhor, sot Celibashi shpalli vendimin duke pranuar kërkesën për vijimin e numërimit.

Celibashi vlerësoi se nuk ka pasur asnjë kuti me probleme apo të kontestuar me prova dhe në këtë mënyrë i hapej ligjërisht rrugë numërimit të tyre, teksa vendimi hynte në fuqi menjëherë.

“Si grupet e vlerësimet e votave nga jashtë ashtu dhe komisionet kanë vetëm kompetencën e numërimit dhe jo vlerësimin e parregullsive. Kjo përgjegjësi është e KQZ ose e KAS dhe Kolegjit më pas.

KQZ i ka marrë të gjitha kutitë në dorëzim dhe asnjëra prej tyre nuk është përcaktuar si e parregullt. Për sa kohë janë caktuar të rregullta është detyrim ligjor si për grupet dhe komisionet për t’u vlerësuar dhe numëruar çdo votë nga jashtë.

Ata çmojnë si është një votë e caktuar sepse është detyrim i tyre. Këto bëjnë edhe tabulimin e rezultateve për çdo subjekt, kandidat e qark. Anëtarët kanë të drejtë të kontestojnë vota të caktuara dhe t’i shënojnë dhe nuk kanë asnjë tagër tjetër ligjor zgjedhor.

Nuk kanë as kompetencë proceduriale për të shqyrtuar ankesa apo kërkesa për procedurat dhe shkeljet. Ky vlerësim bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe tabulimi dhe më tej instancat përkatëse vlerësojnë nëse ka shkelje të kodit zgjedhor dhe të vlerësojnë masën e saj apo nëse ndikojnë në këto rezultate.

Në këto rrethana vendos vazhdimin dhe numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur nga jashtë si tabulimin e rezultateve dhe të dhënave nga këto rezultate deri në fund. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat