back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetÇelja e negociatave me BE/ Meta reagon nga burgu

Çelja e negociatave me BE/ Meta reagon nga burgu

Kreu i PL-së, Ilir Meta po e vijon aksionin politik nga burgu.

Ai ka kritikuae ashpër deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Meta e cilësoi këtë si një “tallava” të integrimit.

Sipas tij, Rama mburret për hapjen e negociatave,  ndërkohë që  po injoron faktin se ky zhvillim ishte pothuajse i paevitueshëm për shkak të arsyeve gjeopolitike, sidomos pas konflikteve që po ndodhin në Ukrainë, të cilat e detyruan BE-në të fokusohet më shumë në çështje të tilla.

Meta e kritikoi gjithashtu Rama për bllokimin e procesit të integrimit për vite të tëra, duke përmendur se në vitin 2020 ai i bllokoi negociatat për shkak të emërimit të kryetarit të Qarkut Fier dhe pengoi zhvillimin e zgjedhjeve lokale pa opozitë. Meta argumentoi se, ndonëse Shqipëria firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në vitin 2006 – para Malit të Zi dhe Serbisë – këto dy shtete e hapën negociatën më herët, në 2012 dhe 2014, respektivisht.

“Rama mburret se i ka hapur tani negociatat, por të gjithë e dimë se këto dy vende kanë pasur vështirësi të mëdha pas luftës në Jugosllavi dhe nuk kanë pasur mbështetje të plotë nga shoqëritë e tyre për integrimin në BE, ndryshe nga Shqipëria, ku mbështetja është masive,” shtoi Meta.

Meta kritikon gjithashtu mënyrën se si Rama e ka menaxhuar procesin e integrimit, duke theksuar se qeverisja e tij është më shumë e fokusuar në mbajtjen e pushtetit të pashoq dhe pasurimin personal, sesa në përmirësimin e vendit dhe avancimin e integrimit europian.
Sipas tij, Shqipëria do të arrijë të realizojë integrimin në Bashkimin Europian vetëm pas shumë dekadash, kur Rama të jetë 110 vjeç dhe të ketë bërë mandatet e tij të 20-ta në krye të qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat