back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaCensi zbulon krizën e strehimit/ Mijëra familje ngjeshur në 40 m²

Censi zbulon krizën e strehimit/ Mijëra familje ngjeshur në 40 m²

Mbi gjysmën e popullsisë në Shqipëri – rreth 57%, jeton në banesa të mbipopulluara, sipas të dhënave më të fundit, duke treguar qartë përmasat e një problemi të rëndë social dhe ekonomik që prek familjet shqiptare.

Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian për vitin 2024, që është vetëm 17%, Shqipëria shfaq një kontrast të thellë me vendet e rajonit dhe të BE-së. Edhe shtetet që tradicionalisht njihen për sfida në strehim, si Rumania, Serbia dhe Turqia, luhaten mes 38% dhe 47%, duke mbetur sërish shumë më poshtë se niveli shqiptar.

Ndërkaq, Qiproja, Malta dhe Hollanda renditen ndër vendet me politikat më të qëndrueshme të strehimit, ku mbipopullimi prek vetëm 5% të familjeve.

Situata në Shqipëri duket edhe më alarmante kur analizohen të dhënat e Censusit:

Mbi 67 mijë familje me 5 ose më shumë anëtarë jetojnë në banesa me sipërfaqe 40–70 m²;

Gati 40 mijë familje të tjera jetojnë në hapësira 70–100 m².

Këto shifra tregojnë se mbipopullimi në banesa nuk është vetëm pasojë e kushteve ekonomike, por edhe e mungesës së politikave afatgjata për strehimin, urbanizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat