back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetÇështja Veliaj/  Rama “zgjohet me prokurorin Olsi Dado”

Çështja Veliaj/  Rama “zgjohet me prokurorin Olsi Dado”

Kryeministri Edi Rama, është “zgjuar” mëngjesin e sotëm me prokurorin Olsi Dado.

Ndërsa ka folur për arrestimin e Veliajt, ka përsëritur deklaratat e këtij të fundit, për hetime me metoda të sigurimit të shtetit.

Sipas tij, në rastin e Veliajt, është shkatërruar jeta e një njeriu për budallallëk profesional.

“Profesionalen duhet ta konsolidojmë. Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e tepruar. Nuk mund të hetohet me metoda të Sigurimit të Shtetit, synojmë të kemi drejtësi të pavarur dhe të standardeve europiane. Unë uroj të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor.

Nuk mund të kthehemi në kohë të errëta, sa kush merret me politikë të survejohet. Drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet. Secili është në punën e vet, ne kemi punën tonë dhe nuk duhet të ndërhyjmë tek njëri-tjetri.  Por, duhet të luftojmë të gjithë për drejtësi profesionale”, ka thënë Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat