290 kandidatë kanë aplikuar për postin e shefave të komisariateve.
Bëhet fjalë për emërime në 48 komisariate.
Afati i fundit për të dorëzuar dokumentet ka qenë 8 nëntori, pra rreth një muaj më parë.
Sipas gazetarit Arsen Rusta, në fazën e parë më shumë se gjysma e 290 aplikuesve kanë ngelur.
Komisioni që përzgjedh 48 shefat e komisariateve
Komisioni që do të përzgjedhë shefat e komisariateve përbëhett nga tre police. Ato janë, Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana.
Alma Përmeti, kryetarja e komisionit prej disa vitesh është pjesë e policisë e njëherazi bashkëshortja e Prokurorit Arjan Përmeti.
E njëjta mban postin e Drejtoreshës së Strategjisë dhe Integrimit.
Anisa Duçkollari, anëtare ishte emërimi i parë i kreut të Policisë, Ilir Proda. Ai i besoi asaj postin e drejtueses së burimeve njerzore në Policinë e shtetit ose Personelit.
Ervina Gjana, anëtare e komisionit është Drejtoresha e Krimit Kibernetik në Polici.

Pyetja që ka ngelur më shumë se gjysmën e aplikantëve
“Çfarë është SWAT?”. Kjo ka qenë pyetja, së cilës një pjesë e madhe e kandidatëve nuk i janë përgjigjur dot.
Shumica janë përgjigjur se është njësia speciale, por kjo përgjigje ka rezultuar e pasaktë.
Përgjigja e saktë lidhet me një sistem menaxhimi në informacionet e brendshme në polici.