back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetÇfarë ndodh brenda RTSH-ës/ Leka Bungo: Zgjedhja e Aurora Polos në kundërshtim...

Çfarë ndodh brenda RTSH-ës/ Leka Bungo: Zgjedhja e Aurora Polos në kundërshtim me ligjin

Në Komisionin e Medias, kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo ka mbajtur qëndrimin e tij sa i përket procesit zgjedhor të zhvilluar ditë më parë për kreun e RTSH-së.

Gjatë fjalës së tij, ai vuri në dukje të gjitha mangësitë e rrënjosura thellë në strukturat e Radio Televizionit Shqiptar, duke filluar nga mungesa e transparencës dhe deri te kundërshtimi i asaj çfarë ligji e parashikon dhe e thotë qartë.

Bungo u shpreh se qysh herët, tre vite më parë zgjedhja e Aurora Polos si zv. drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar ka qenë në kundërshtim me ligjin, pasi ajo nuk plotëson dy kriteret bazë që një drejtues duhet të ketë.

Kjo paligjshmëri ka filluar shumë muaj më parë me të njëjtin personazh e cila e propozuar nga Alfred Peza si zv. drejtoreshë për arsye të kundërshtimit të të njëjtin ligj nuk duhej zgjedhur zv. drejtoreshë.

Unë e kam refuzuar e kam deklaruar, megjithatë me shumicë votash në këshillin drejtues ajo u zgjodh zv, drejtoreshë e përgjithshme. Ligji që e pengonte është i njëjti ligj që vijon ta pengojë.

Pra, është një nen në statut i cili thotë “Zv. drejtori, drejtori dhe drejtuesit e njësive administrative të RTSH duhet të kenë të njëjtin suport ligjor, pra duhet të jenë mbi 10 vjet punë dhe jo më pak se 5 vjet në median e shkruar dhe audiovizive.”

Në rregulloren e RTSH është dhe një pikë tjetër që ata që konkurrojnë paraqesin platforma për poste të tilla duhet të kenë diploma të licensuara të profilit të tyre. Në rastin konkret është e shkelur edhe kjo”, teksa më tej ka theksuar se paçka kundërshtimit të tij, anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së me shumicë votash e zgjodhën sërish Polon, duke e kualifikuar në fazën tjetër të garës për kreun e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Në vijim të fjalës së tij Bungo theksoi me të madhe se mungesa e transparencës në RTSH është ajo që është kthyer në një “kancer” për këtë institucion.

“Në RTSH mungon transparenca dhe ky është kanceri i këtij institucioni dhe kjo nuk është e pa qëllim. Transparenca është mbajtur e mbuluar në mënyrë që mos dalin në shesh bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar atë institucion.

Unë mendoj se mungesa e transparencës është një minus i madh kudo. Te ne është serioze dhe sjell ngërçet.

Për të qenë korrekt me zgjedhjen e drejtorit unë mendoj tani edhe pas objektivave të shtypit edhe pas rrëmujës, që në proces ka pasur mangësi ligjore dhe një nga përgjegjësit kryesorë jam unë si kryetar i këshillit. Jam një nga përgjegjësit kryesore të kësaj mangësie sepse edhe pse jam kryetar kam vetëm çelësat kashtës në dorë”, tha ai.

Pjesë nga fjala e kryetarit të Këshillit Drejtues në RTSH: 

Sipas meje një takim i tillë apo ashtu si dhe e keni përcaktuar ju një dëgjesë unë mendoj se është pak e vonuar, por shumë e dëshiruar. Besoj se i shërben asaj që RTSH duhet të bëjë më mirë. Nuk zgjatem dhe nuk dua të hyj në hollësira sepse kam shumë për të thënë por do përpiqem në mënyrë telegrafike të strukturoj diskutimin tim në çështjet kryesore.

Nuk po hyj në hollësi probleme vërejtje e propozime që kam unë dhe anëtarët e tjerë por po ndalem te ajo që unë mendoj se çfarë kërkoni sot.

Pas dorëheqjes së Alfred Pezës unë kam këtë për të treguar. Në fillim si histori të cilën e kam të dokumentuar me vendimet e këshillit dhe me diskutimet nga të gjitha procesverbalet.

Konkretisht. Unë mendoj se paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e RTSH është koshiente. Është koshiente sepse nga të gjitha dokumentat që kam këtu të gjithë anëtarët e këshillit drejtues e dinë e njohin mirë e kanë lexuar ua kam thënë ua kam dërguar se zgjedhja e një kandidature si konkretisht Aurora Polo, nuk plotësojnë kriterin kryesor për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm.

Por kjo ka një kanal të hershëm. Kjo paligjshmëri ka filluar shumë muaj më parë me të njëjtin personazh e cila e propozuar nga Afred Peza si zv. drejtoreshë për arsye të kundërshtimit të të njëjtin ligj nuk duhej zgjedhur zv. drejtoreshë.

Unë e kam refuzuar e kam deklaruar, megjithatë me shumicë votash në këshillin drejtues ajo u zgjodh zv. drejtoreshë e përgjithshme. Ligji që e pengonte është i njëjti ligj që vijon ta pengojë.

Pra, është një nen në statut i cili thotë “Zv. drejtori, drejtori dhe drejtuesit e njësive administrative të RTSH duhet të kenë të njëjtin suport ligjor, pra duhet të jenë mbi 10 vjet punë dhe jo më pak se 5 vjet në median e shkruar dhe audiovizive. Në rregulloren e RTSh është dhe një pikë tjetër që ata që konkurrojnë paraqesin platforma për poste të tilla duhet të kenë diploma të lincesuara të profilit të tyre. Në rastin konkret është e shkelur edhe kjo.

Tani po vijmë më vonë te procedurat që u ndoqën në mbledhjet e fundit. Unë e kam dhe e kam këtë mendim që në këshillin tonë drejtues ka pasur shpesherë ngërçe dhe për mendimin tim kanë qenë shumë subjektive në të cilat kanë penguar edhe punën dhe nuk kanë ndikuar për mbarëvajtjen e punëve në institucion.

Ka një kontradiktë të vjetër nëpërmjet këshillit drejtues dhe administratës të RTSH. Mbështetur në dokumentacionin që unë kam janë 18 vendime që nuk janë realizuar nga drejtoria e përgjithshme edhe pse vendimet e Këshillit drejtues për ta duhet të jenë të zbatueshme.

Në RTSH mungon transparenca dhe ky është kanceri i këtij institucioni dhe kjo nuk është e pa qëllim. Transparenca është mbajtur e mbuluar në mënyrë që mos dalin në shesh bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar atë institucion.

Unë mendoj se mungesa e transparencës është një minus i madh kudo. Te ne është serioze dhe sjell ngërçet.

Për të qenë korrekt me zgjedhjen e drejtorit unë mendoj tani edhe pas objektivave të shtypit edhe pas rrëmujës, që në proces ka pasur mangësi ligjore dhe një nga përgjegjësit kryesorë jam unë si kryetar i këshillit. Jam një nga përgjegjësit kryesore të kësaj mangësie sepse edhe pse jam kryetar kam vetëm çelësat kashtës në dorë.

Domethënë, kryetari nuk mundet edhe kur konstaton shkelje të veprojë. Kryetari edhe kur një anëtar tallet me atë nuk vjen në mbledhje i merr leket prapë dhe kryetari nuk ka asnjë të drejtë të thotë asgjë.

Në atë Këshill që është ku unë jam kryetar është krijuar një shumicë fallco e cila vendos edhe në kundërshtim me ligjin dhe kjo shumica fallco është dokumentuar në zgjedhjen e zv, drejtoreshës e cila është zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe votimi i saj për të dalë në raport për paraqitjen para Këshillit për drejtoreshë të përgjithshme ku është votuar sërish me shumicë votash.

Po sërish kjo shumicë votash ka vendosur, i vetmi që kam qenë kundër atëhere dhe këtë herë kam qenë unë si kryetar, por kjo nuk ka rëndësi. Dikush në mbledhjen ku unë kam munguar, më janë vërsulur dhe më kapin mua që pse kam munguar. Ndërkohë, unë jam pajtuar që unë nuk pajtohem.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat