back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetÇfarë ndodhi te “Petro Nini”?/ Reagon Braçe: Kanë tre ditë që duan...

Çfarë ndodhi te “Petro Nini”?/ Reagon Braçe: Kanë tre ditë që duan të mbyllin në shtëpi socialistët

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace ka reaguar pas incidentit te “Petro Nini” në Tiranë.

“Është pjesë e një strukturë të plotë kriminale që ka tentuar tre ditët e fundit të mbyllin socialistët në shtëpi. Të mos lejojnë asgjë.

E pyeta Belind Këlliçin aty brenda ‘unë ty të kam prekur qoftë një votë të vetme?”. Jo asgjë, më tha”, u shpreh Braçe.

Braçe e mbylli duke thënë se ‘padijenia është gjë e rëndë’.

Sipas gazetarit Muhamet Veliu, Partia Demokratike pretendon se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale dhe se aty janë shpërndarë para.

Ndërkohë socialisti Braçe ka deklaruar dhe më herët se kjo është një zyrë pune, ndërsa ai vijon të ndodhet brenda saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat