back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Asgjë nuk përjashtohet më 28 shkurt"/ Çfarë po paralajmëron Berisha?

“Asgjë nuk përjashtohet më 28 shkurt”/ Çfarë po paralajmëron Berisha?

Në konferencën për mediat të zhvilluar sot, Sali Berisha komentoi protestën e radhës që pritet të mbahet më 28 shkurt, duke lënë të kuptohet se forma e saj mund të jetë ndryshe dhe kreative.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi mënyrën e zhvillimit të protestës, Berisha deklaroi:

“Do të jetë ndryshe. Asgjë nuk përjashtohet.”

Ai shtoi se po punon për të dakordësuar format e protestës, duke i diversifikuar ato dhe duke eksploruar opsione të reja:

“Ne kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.”

Kur u pyet nëse një nga opsionet mund të jetë bllokimi i rrugëve, Berisha u përgjigj:

“Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë. Opsionet janë të gjitha.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat