Në prag të ndeshjes vendimtare kundër Espérance de Tunis, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, foli në konferencë për shtyp, duke theksuar vështirësitë që ka hasur skuadra për shkak të temperaturave të larta në Filadelfia.
“Është e pamundur të stërvitesh 100% në këto kushte. Na është dashur të shkurtojmë orarin e seancave stërvitore për të ruajtur energjinë”.
Pavarësisht vapës dhe kushteve të vështira, Maresca e bëri të qartë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje: “Një barazim mund të jetë i mjaftueshëm për të avancuar në 1/16, por një fitore do të na lejonte të konsolidonim pozicionin tonë në turne”.