back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
KreuSportiChristian Panucci në situatë të vështirë, i futen në oborrin e vilës...

Christian Panucci në situatë të vështirë, i futen në oborrin e vilës dhe i djegin makinën

Mëngjesin e 21 prillit, një Audi në pronësi të ish-futbollistit të Romës, Christian Panucci, mori flakë teksa ishte parkuar në vilën e tij në Romë, mes Fonte Laurentina dhe Spinaceto. Në momentin e rënies së zjarrit, i cili nuk e dëmtoi shtëpinë, futbollisti ndodhej jashtë vendit dhe për këtë arsye nuk ka qenë i pranishëm në vilë.

Zjarrfikësit që shkuan në vendngjarje, së bashku me hetuesit, dyshojnë se automjeti është djegur qëllimisht. Autoritetet aktualisht po shqyrtojnë pamjet e sigurisë nga vila dhe rrugët aty pranë për të përcaktuar shkakun dhe nëse zjarri lidhej me një tentativë të dështuar për vjedhje.

Panucci, i cili aktualisht ndodhet në Dubai, u informua për ngjarjen dhe mund të merret në pyetje pas kthimit të tij në Romë në ditët në vijim. Ndërkohë që nuk ka pasur raportime për kërcënime ndaj ish-futbollistit, natyra e qëllimshme e zjarrit ka ngritur shqetësimin e hetuesve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat