back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetCigarja i kushtoi postin zëvendësministrit Mahila/ Rama merr në mbrojtje Albana Koçiun

Cigarja i kushtoi postin zëvendësministrit Mahila/ Rama merr në mbrojtje Albana Koçiun

Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë në vendimin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, për të shkarkuar zëvendësministrin Andi Mahila, i cili u fotografua duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur. Rama theksoi se ky akt nuk duhet të kthehet në objekt “hajgare” nga opozita, duke e krahasuar me një “bisht cigareje të mbetur më kot në jetën demokratike”.

“Të mos kemi probleme që hapësirat publike të jenë të zëna nga drejtues. Praktikisht do ta adresojmë në ligjin e ri dhe paketën e re që do kalojë në qeveri, që sjell ndryshimin e rëndë penal për të gjithë ata që shkelin ligjin”, tha Rama.

Ai shtoi se reagimet e opozitës ndaj vendimit janë të ekzagjeruara dhe se akti i ministres së Brendshme duhet të konsiderohet normë dhe parim i palëkundur për të gjithë ata që qeverisin. Rama bëri thirrje që deputetët dhe strukturat e PS-së të mobilizohen dhe të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë për të reflektuar në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.

“Po flas për Tiranën, por edhe për Matin, Vlorën, Beratin e vende të tjera. Garat do të zhvillohen, dhe ne jemi këtu për të fituar çdo garë”, tha Rama, duke paralajmëruar se reaksioni i patronazhistëve ndaj përqeshjeve të radhës do të pasqyrohet në rezultatet e zgjedhjeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat