back to top
15.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Cila është noterja Vjollca Selimi?/ Pacolli ngre akuza të forta për falsifikim...

“Cila është noterja Vjollca Selimi?/ Pacolli ngre akuza të forta për falsifikim dokumentesh

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar publikisht lidhur me raportimet në media për kompaninë VIA dhe procesin e transferimit të aksioneve. Ai ka akuzuar noteren Vjollca Selimi për veprime të “papërgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme”, të cilat sipas tij janë kryer në mënyrë të fshehtë dhe pa dijeninë e palës ligjore.

Në një deklaratë të plotë për opinionin publik, Pacolli sqaron se as ai, as ndonjë person i autorizuar nga kompania MABCO Construction SA, nuk ka qenë ndonjëherë në zyrën e noterës, nuk e ka takuar, nuk ka pasur komunikim me të dhe nuk ka nënshkruar ndonjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Ai thekson se deri më sot nuk ka dijeni ku ushtron aktivitetin e saj noterial.

Gjithashtu, Pacolli denoncon një akt noterial të vitit 2023, i cili sipas tij është përdorur joligjshëm si pjesë e dokumentacionit për transfer të pronës, ku noterja Selimi pretendon se ai ka qenë fizikisht i pranishëm, është identifikuar nga ajo, ka lexuar aktin në prani të një përkthyeseje dhe e ka nënshkruar. Pacolli thekson se këto pretendime janë plotësisht të rreme dhe sqaron se nuk e njeh noterën Selimi, se nuk ka nënshkruar asnjë akt në prezencën e saj, se nuk ka qenë ndonjëherë në zyrat apo ambientet e saj si dhe se ka dijeni për ekzistencën e përkthyeses dhe asnjë tekst nuk i është lexuar apo paraqitur për nënshkrim.

Ai shton se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga Valon Lluka, i cili ka tentuar në fillim të muajit prill të realizojë transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në zbulimin rastësor katër muaj më vonë, më 18 gusht 2025, në dokumentacionin e ish-administratorit të shoqërisë VIA.

Pacolli thekson se ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë është burimi dhe shkaku fillestar i situatës me të cilën po përballet sot.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat