back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetCilat janë 16 marrëveshjet Shqipëri–Itali?

Cilat janë 16 marrëveshjet Shqipëri–Itali?

Në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë, Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot 16 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi që forcojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve në fusha kyçe si energjia, mjedisi, siguria, arsimi dhe inovacioni.

Marrëveshjet u shkëmbyen nga ministrat përkatës të të dy kabineteve qeveritare në prani të kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni.

Mes dokumenteve të firmosura përfshihen:

  • Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike;

  • Marrëveshje ndërqeveritare për koncesionin e një huaje ndihme për krijimin e një sistemi modern të mbrojtjes civile shqiptare;

  • Marrëveshje ekzekutive për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile në Shqipëri;

  • Marrëveshje për mbështetje në neonatologji, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave;

  • Memorandum operativ kundër trafikut të drogës;

  • Marrëveshje për bashkëpunim në sektorin e mbrojtjes;

  • Protokoll mirëkuptimi për mbrojtjen civile;

  • Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare.

Gjithashtu, u nënshkruan edhe një deklaratë mirëkuptimi mes Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare, si dhe marrëveshje financiare me Cassa Depositi e Prestiti për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019.

Në fushën e industrisë dhe inovacionit, u firmosën memorandume bashkëpunimi mes Fincantieri dhe KAYO, si dhe Leonardo SpA dhe KAYO, që parashikojnë krijimin e një joint venture për zhvillimin e punimeve në kantieret e Pasha Limanit.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të marrëdhënieve ekonomike, teknologjike dhe të sigurisë mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e vendosur bashkëpunimin dypalësh në një nivel të ri strategjik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat