Kryeministri Edi Rama, sërish ka folur për arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Sipas tij, Veliaj nuk është i pandehur se nuk ka prova.
“Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit?
I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria e di që nuk ka prova për të kërkuar burgosjen e tij.
I pandehuri është dikush për të cilin prokurori kërkon burg sepse ka prova dhe duhet të nisë gjyqi.
A e dini që kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur? Pra edhe vetë prokurori nuk kërkoj nisjen e gjyqit sepse nuk ka prova, por dyshime bazuar në prova të pamjaftueshme, këtë tregon statusi i Veliajt sot”, tha ai.
Sipas Ramës ,të zgjedhurit mnuk janë mish për top.
“Për çfarë janë të zgjedhurit, mish për top? Për një pushtet që e ndjeka veten aq të fuqishëm sa të ndërprerë kontratën e kryebashkiakut me qytetarët kur nuk ka as prova për gjyq, kush e drejton Tiranën? Kush?”, ka vijuar më tej Rama.
Përballë kësaj situate ai ka shprehur bindjen se ai dhe Partia Socialiste janë të vetmit që mund të çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se janë në një mision historik.
Rama ka bërë thirrje për një reflektim të thellë rreth sfidave dhe mundësive që vijnë me këtë objektiv, duke ironizuar armiqtë politikë si Sali Berishën, të cilin e quajti “buf i kënetës”, dhe partitë e vogla, të cilat i krahasoi me “mangallët”.
“Këtë po ju them, duhet ta mendoni, kush ju çon ju atje si të barabartë, kush flet atje si ju doni të flisni? Kush? Bufi i kënetës, apo këta mangallët që vijnë për qoftë këtu poshtë. Kujtoni se është ndonjë kënaqësi restoranti kjo? Apo është kënaqësi plazhi? Kjo është sakrificë, ky është mohim i shumë gjerave që njerëzit e zakonshëm i kanë. Unë kam aq shumë gjëra që dua të bëj, por ky është mision. Unë jam këtu për historinë, e kam thënë me kohë dhe po e them. Nuk më dridhet qerpiku, jam këtu për historinë, prandaj i mbaj këto llumra, baltra dhe goditje nga të katërt anët. E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu”, tha ai.