back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaÇmenduria e retorikës së Trump: SHBA dëbon prindërit dhe mban vogëlushen e...

Çmenduria e retorikës së Trump: SHBA dëbon prindërit dhe mban vogëlushen e mitur

Venezuela ka kërkuar që një vajzë 2-vjeçare t’i kthehet familjes së saj, pasi Shtetet e Bashkuara deportuan prindërit e saj dhe mbajtën vogëlushen në paraburgim qeveritar.

Ministria e Jashtme e Venezuelës e akuzoi SHBA-në për “rrëmbimin” e Maikelys Antonella Espinoza Bernal, duke deklaruar se ajo ishte ndarë nga nëna e saj ndërsa po hipte në një fluturim deportimi për në Venezuela.

Sipas qeverisë venezueliane, babai i vajzës, Maiker Espinoza-Escalona, ishte deportuar më parë nga SHBA në një burg famëkeq në El Salvador.

“SHBA-të, edhe një herë, kryen një veprim jashtëzakonisht të rëndë, duke ndarë një fëmijë nga mjedisi i saj emocional dhe, veçanërisht, nga nëna e saj biologjike,” thuhet në një deklaratë nga qeveria venezueliane.

Në përgjigje, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) mohoi se kishte rrëmbyer vajzën, duke thënë se ishte përpjekur ta mbrojë atë nga prindërit, të cilët i akuzoi për lidhje me “Tren de Aragua” (TDA), një bandë venezueliane e shpallur si organizatë terroriste nga SHBA-të.

Babai, Maiker, beson se është akuzuar si anëtar i një bande për shkak të tatuazheve, por ai ka mohuar çdo lidhje me krimin. DHS tha se Maikelys u hoq nga lista e fluturimeve të deportimit për sigurinë dhe mirëqenien e saj dhe u vendos nën kujdestarinë e Zyrës së Zhvendosjes së Refugjatëve (ORR), me një familje kujdestare.

Ky rast është një nga disa të ngjashme, ku fëmijët janë prekur nga politikat e ashpra të emigracionit të administratës Trump. Javën e kaluar, tre fëmijë shtetas amerikanë, përfshirë një 4-vjeçar me kancer metastatik, u çuan në Honduras me nënat e tyre pa dokumente, ndërsa gratë u deportuan nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave.

Vogëlushja dhe prindërit e saj hynë në SHBA në maj 2024 për të kërkuar azil. Sipas dokumenteve gjyqësore, Maiker mori një urdhër deportimi në korrik, nën administratën Biden. Ai dhe partnerja e tij u vunë në paraburgim, ndërsa vajza e tyre qëndroi në paraburgim nën kujdesin e ORR.

Në mars, Maiker u dërgua në Gjirin e Guantanamos, Kubë, dhe më pas u transferua në burgun famëkeq të El Salvadorit, një qendër e njohur për mbajtjen e emigrantëve venezuelianë të akuzuar si pjesë e grupeve kriminale, por pa prova të forta që mbështesin këto akuzat.

Nëna e Maikelys u deportua menjëherë pasi Maiker u dërgua në El Salvador dhe u detyrua të kthehej në Venezuelë pa vajzën e saj, thotë qeveria venezueliane.

Në një deklaratë të dhënë të shtunën, DHS tha se qëllimi ishte mbrojtja e fëmijës dhe se ajo “nuk do të lejohej të ishte e ekspozuar ndaj aktiviteteve kriminale që mund të rrezikonin sigurinë e saj.”

Venezuela akuzoi SHBA-në për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe kërkoi një hetim të menjëhershëm, duke kërkuar kthimin e vajzës dhe rivendosjen e të drejtave të saj.

Në një reagim të tij, Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, njoftoi një marshim të planifikuar për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve më 1 maj, i cili do të shndërrohet në një tubim për të kërkuar lirimin e Maikelys.

“Kërkoj mbështetjen e plotë të popullit venezuelian në përpjekjet që do të bëjmë për të shpëtuar këtë vajzë të rrëmbyer dhe për të sjellë sa më shpejt 252 venezuelianët që SHBA-të i ka deportuar në El Salvador,” tha ai në një fjalim të mbajtur në Karakas.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat