back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaÇmime më të larta dhe më pak prodhim vendas/ Skema fiskale në...

Çmime më të larta dhe më pak prodhim vendas/ Skema fiskale në qendër të debatit

Aksioni i përforcuar i Administratës Tatimore kundër informalitetit në tregtimin e produkteve ushqimore si mishi, qumështi dhe bulmeti, ka sjellë reagime të forta në skenën politike. Inspektorët tatimorë zbarkuan sot në dhjetëra biznese, duke sekuestruar produkte të dyshuara për mungesë dokumentacioni.

Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar ashpër deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kujtoi se kishte paralajmëruar një situatë të tillë që në vitin 2018.

“Që në nëntor të 2018-s kam paralajmëruar se do të binim në informalitet të thellë që do të godiste bujqësinë, blegtorinë dhe sigurinë ushqimore. Ashtu ndodhi,” shkruan Braçe.

Deputeti socialist i drejtoi kritikë të fortë edhe skemës aktuale të TVSH-së për produktet bujqësore, duke e cilësuar atë si thellësisht të dëmshme për formalizimin e sektorit dhe për konkurrencën e drejtë në treg.

“Skema 0% TVSH nga fermeri dhe 20% në dalje ka denatyruar tatimin mbi vlerën e shtuar. Kjo nuk është më TVSH, por një taksë mbi qarkullimin, që nuk ekziston në legjislacionin shqiptar. Grumbulluesit dhe përpunuesit humbin para, ndaj shmangin faturimin. Pasojat? Rritje çmimesh dhe ulje të sigurisë ushqimore.”

Sipas Braçes, aktualisht është më e leverdishme të importosh produkte blegtorale sesa t’i blesh nga prodhimi vendas, çka e ka kthyer Shqipërinë në një konsumator të produkteve të huaja, duke lënë pas dore sektorin vendas dhe duke rritur rrezikun për cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që përfundojnë në tryezat e qytetarëve.

Ai ka kërkuar ndryshime urgjente në skemën e TVSH-së, duke theksuar se pa një reformim të sistemit fiskal për bujqësinë, nuk mund të ketë as formalizim të tregut, as ulje të çmimeve, dhe as siguri për konsumatorët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat